fbpx

Vlora Çitaku uron Vetëvendosjen: Kemi me ju mbajtë për fjale

nga Revista Kosovarja

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet parlamentare, në kohën kur numërimi i rezultateve nga KQZ’ja ka shkuar në mbi 75 për qind.

Çitaku, me anë të ‘Facebook’-ut, i ka uruar suksese Vetëvendosjes, ndonëse ka thënë se “do e mbajnë për fjale”.

“Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën. Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë. Kemi me ju mbajtë për fjale”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo ka pasur fjalë të mira edhe për PDK’në.

Postimi i plotë:

Kosova shembullore sërish!

Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.

Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë.

Kemi me ju mbajtë për fjale.

Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]