fbpx

Vlora Çitaku zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e PDK-së

nga Revista Kosovarja

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, meqë rast ka bërë disa ndryshime në kryesinë e partisë.

Ish-nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e kësaj partie.

Këto ndryshime, vijnë pas kandidimit të Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së.” – tha Hamza para anëtarëve të partisë.

Përpos ndryshimit të pozitës së Çitakut, PDK-ja ka bërë edhe disa ndryshime tjera në kryesi. Rrahman Rama dhe Genc Prelvukaj janë dy nga anëtarët e rinj të kryesisë, ndërkaq është larguar Bekim Çollaku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]