fbpx

Vogëlushja mbulon veshët e qenit pas ndezjes së fishekzjarrëve në Kinë

nga Revista Kosovarja

Ky është momenti emocionues kur një vajzë dyvjeçare ia mbuloi veshët qenit të saj kur fishekzjarrët u ndezën në Kinën jugore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kur vajza e vogël dëgjon tingujt e mjeteve piroteknike, ajo shihet duke vendosur me shpejtësi duart mbi qenin e saj.

Videoja është filmuar të hënën, më 31 janar, një ditë para Vitit të Ri kinez, në Gao’an, provinca Jiangxi.

Vajza e re shihet duke përkëdhelur kokën e qenit, përpara se t’i vendosë të dyja duart mbi veshët e tij, derisa zhurma e fishekzjarrëve intensifikohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]