fbpx

Voton Enver Hoxhaj, thotë se sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka votuar para pak çastesh.

Hoxhaj tha se qytetarët sot janë para dy opsioneve.

“Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët. Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit. Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”, tha shkurtimisht ai.

Hoxhaj gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]