fbpx

Vranësira, reshje lokale shiu dhe vetëtima – Parashikimi i motit për sot

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë na pret mot i freskët, i vranët dhe me riga lokale shiu. Nganjëherë mund të ketë intervale kohore me diell dhe po ashtu priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje intensive shiu. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Rrebeshe intensive priten edhe në bregdet, ndërsa shirat më të fuqishme priten në jug të vendit.

Reshje shiu herë pas here priten edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginen e Preshevës. Vende-vende priten edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielen na pret mot më i ngrohtë. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira dhe rrallë në disa rajone ndonjë rigë shiu.

Të hënën she të martën mot pak më i ngrohtë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Pasditen e vonshme të së martës në veri të Shqipërisë dhe disa vise në Kosovë priten reshje ose rrebeshe lokale shiu.

Nga e mërkura më ftohtë dhe me reshje të herëpashershme shiu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]