fbpx

Vrasja në Stanoc: Dorasi ishte 58-vjeçar ndërsa viktima 42 vjeçare

nga Revista Kosovarja

Vrasja e dyfishtë që ndodhi sot pasdite në Stanoc të Vushtrrisë tronditi vendin dhe opinionin publik.

Një burrë dyshohet se ka vrarë një grua e pastaj ka vrarë edhe vetëm. Sipas informacioneve të para mësohet se dorasi ishte 58-vjeçar ndërsa viktima 42 vjeçare.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë . Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]