fbpx

Vritet Astrit Ademaj kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës

nga Revista Kosovarja

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj është vrarë sonte rreth orës 20:20 në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti.

“Dy persona janë vrarë, njëri është Astriti”, tha shkurtimisht ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:00 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një person i plagosur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]