fbpx

Vritet një shtetase argjentinase në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një shtetase e Argjentinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, për këtë vrasje është në arrestuar një shtetas zviceran.

“ Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]