fbpx

Vuçiç bëhet nostalgjik, kujton takimin e parë të Ramës, 70 vite pas takimit të Titos me Enver Hoxhën

nga Revista Kosovarja

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kujtoi takimin e parë të tij me Edi Ramën, 70 vite pas takimit të Titos me ish liderin komunist Enver Hoxhën.

Vuçiç tha gjithashtu se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhëniet më të mira që kanë pasur ndonjëherë vendet në histori.

“Më kujtohet takimi i parë pas 70 vitesh, pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Rama. Ishte një takim me një energji të jashtëzakonshme politike e diplomatike.
Por gjithashtu dhe komunitetet tona, bizneset. Unë jam shumë krenar të them që kemi marrëdhëniet më të mira në histori mes Beogradit dhe Shkupit. Besoj do të ishte një vendim i zgjuar që këto marrëdhënie të ruhen edhe në dekadat që do të vijnë” tha presidenti serb.

Samiti i radhës për Ballkanin e Hapur çeli sot punimet në Beograd, Serbi me pjesëmarrjen e liderëve partnerë të nismës për të vijuar me një sërë takimesh dhe aktivitetesh gjatë ditës së sotme. Kryeministri Edi Rama iu adresua Samitit me një fjalë, ku ndër të tjera theksoi se Ballkani është për Evropën, po kaq i rëndësishëm sa ç ‘është Europa për Ballkanin./abcnews.al.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]