fbpx

Vuçiq: Kemi arritur një lloj marrëveshje

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Ohër tha se është arritur një lloj marrëveshjeje.

Ai tha se janë rënë dakord për disa pika që do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave.

Vuçiq tha se Këshilli Evropian në rrugën e gjatë do të vlerësojë se sa është bërë nga plani i zbatimit. Do të vlerësohet në mënyrë të pavarur për secilën nga palët se çfarë kanë bërë.

“Për ne obligim prioritar është detyrimi për formimin e Asociacionit në përputhje me obligimet e mëparshme nga dialogu”, tha ai.

Ai shtoi se as sot nuk ka firmosur asgjë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]