fbpx

Vuçiq në takim urgjent me shtetet e Quintit, serbët nga Kosova paralajmëruan largimin nga të gjitha Institucionet e Kosovës?

nga Revista Kosovarja

Mediat në Serbi kanë raportuar se mbledhja e Këshillit të Serbisë për Siguri Kombëtare po vazhdon që tashmë disa orë dhe se janë duke vazhduar edhe bisedat mjaft të vështira dhe komplekse të krerëve serbë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Në takim po marrin pjesë edhe gjykatësit e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, përfaqësuesit e Listës Serbe, kryetarët e të gjitha “organeve të përkohshme” në Kosovë, drejtorët e institucioneve shëndetësore, shefi i njësisë për intervenime dhe përfaqësues të Institucioneve tjera, kanë raportuar mediat serbe.

Një nga temat kryesore të takimit është vendimi i autoriteteve të Kosovës për të ndaluar serbët në Kosovë që të votojnë në zgjedhjet serbe, që zhvillohen më 3 prill.

Vuçiq u largua shkurtimisht nga takimi, për tu takuar me përfaqësuesit e shteteve të Quintit, nga të cilët kërkoi konsultime urgjente.

Siç kanë raportuar mediat serbe, serbët dëshirojnë të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë këtu edhe nga policia, që të dorëzojnë armët dhe që në mënyrë paqësore dhe demokratike ti kundërvihen autoriteteve në Kosovë.

Sipas këtyre burimeve, Vuçiq nuk ishte aspak i lumtur me këtë propozim dhe pyeti serbët nga Kosova “se çfarë do të bëjmë një ditë më vonë”.
Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë sërish kanë apeluar te Vuçiqi se nëse shteti nuk i mbron, serbët do të jenë të gatshëm që të largohen kolektivisht nga Kosova, duke pasur parasysh në veçanti mungesën e reagimit nga ana e BE-së dhe të atyre institucioneve në Kosovë, të cilat janë përgjegjëse për respektimin e të drejtave të njeriut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]