fbpx

Vuçiq: Pres trazira, pritet që Ura e Ibrit të hapet më 14 apo 15 gusht

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se më 14 apo 15 gusht pritet që “të hapet dhunshëm” Ura e Ibrit.

Vuçiq, sipas B92’shit serb, “pret traziara në Kosovë”.

Ai ka thënë se pret nga misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR-i që të reagojë.

“Me datë 14 dhe 15 priten trazira në Kosovë dhe hapja e dhunshme e urës në Ibër, aty do të angazhohen edhe agjencitë e huaja. Ne kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se KFOR-i do ta bëjë punën e tyre”, deklaroi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]