fbpx

Wanda Nara nuk lë vend për imagjinatë me bikini, teksa tregon shtëpinë e re në Stamboll

nga Revista Kosovarja

Wanda Nara është shfaqur joshëse teksa ka sjellur pamje brenda shtëpisë së saj të re.

Modelja, 36 vjeç, ndau një koleksion fotografish dhe videosh në faqen e saj në Instagram, teksa u dha fansave një vështrim të fshehtë se si do të jetë jeta në Stamboll, Turqi.

Kjo vjen pasi bashkëshorti i saj futbollist, Mauro Icardi vulosi një transferim 8.5 milionë funte te Galatasaray pasi e bëri të përhershëm kalimin e tij huazues nga Paris Saint-Germain.

closevolume_off
Wanda, e cila ka 16.6 milionë ndjekës në Instagram, e nisi koleksionin me një foto të saj të veshur me bikini të zeza.

Më pas u pa një video e Wanda dhe familjes duke zbritur nga një avion të veshur me shalle Galatasaray.

 

“Shtëpia ime në Stamboll”, shkroi ajo dhe më pas zbuloi foto të një pishine mahnitëse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]