fbpx

William dhe Harry krah për krah pas arkivolit të Mbretëreshës

nga Revista Kosovarja

Në një moment simbolik uniteti, Princi William dhe Princi Harry ecën krah për krah pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa ai u largua nga Pallati Buckingham.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama, së bashku me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, kotezhi u nis për në sallën Westminster.

Pamja e vëllezërve së bashku, duke ecur pas arkivolit, do të na rikthejnë pas në kohë në funeralin e nënës së tyre Princeshë Dianës, 25 vjet më parë.

Vëllezërit dërguan një mesazh të fortë vizual të unitetit të familjes, pas kaq shumë spekulimeve për tensione dhe mosmarrëveshje mes tyre.

Bashkëshortet e tyre, Catherine dhe Meghan, dhe si edhe Camilla, gruaja e Mbretit, udhëtonin me makina pas.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]