fbpx

Xheneta dhe Egli njihen që jashtë?

nga Revista Kosovarja

Gjatë një interviste në “Fan Club”, Xheneta Fetahu ka folur për njohjen e saj të përfolur me Eglin para pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”.

Ajo ka treguar se e njeh Eglin indirekt, pasi të dyja kishin pasur një mundësi për të realizuar një klip bashkë, por Xheneta refuzoi, duke kërkuar që të ishte e vetme.

Në studio, Xheneta duket se ka lënë disa ‘kunja’ për Eglin, të paktën kjo është ajo që u nënkuptua. Ky mesazh u lidh me një postim të Xhenetës në Instagram, ku ajo shkruante: “Mund të kopjosh sa të duash, gjithmonë do të jesh një hap pas.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]