fbpx

Xheneta e bën njerkën tatuazh, publikon pamje

nga Revista Kosovarja

Ish banorja e Big Brother Kosova, Xheneta Fetahu, gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ajo ka ndarë shpesh histori emocionale për jetën e saj dhe ka treguar respekt të veçantë për njerkën, Sabrijen, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj.

Për të shprehur falënderimin dhe admirimin e thellë për të, Xheneta ka vendosur të bëjë një tatuazh të veçantë – emrin “Sabrije” të gdhendur në lëkurën e saj. Ky gjest simbolik tregon lidhjen e fortë emocionale dhe mirënjohjen e përjetshme që Xheneta ndien për gruan që ka qenë një figurë mbështetëse në jetën e saj.

Me anë të këtij veprimi, Xheneta ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për publikun: familja nuk është gjithmonë vetëm ajo që na lidh gjaku, por mbi të gjitha ajo që na qëndron pranë me dashuri, përkrahje dhe sakrificë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]