Finalistja e dytë e “BBVK”-së, Xheneta Fetahu, ka pasur një mendim të qartë për banorët e tjerë të shtëpisë dhe ka zbuluar se me cilin prej tyre do ta kishte të vështirë të përballej në debat.
Në një intervistë për emisonin “Kosova Today” në Klan Kosova, Xheneta shprehu se “Vullneti ka qenë i vetmi banor i formuar dhe me argumente të forta”.
Andaj për këtë arsye do ta kishte më të vështirë ta sfidonte atë në një diskutim të thellë, duke e konsideruar si një kundërshtar të fortë në fushën e debatit.
Dëgjojeni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme: