fbpx

Xhensila sot mushi 29 vite dhe urimin më të ëmbël e mori nga partneri dhe vajza

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj sot feston ditëlindjen.

E lindur më 9 prill të vitit 1993, këngëtarja mbushi sot plot 29 vite jetë.

Padyshim që një urim publik nuk kishte se si të mungonte nga bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku.

Përmes një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, Besi publikoi një foto me të bijën ku i uruan mami Xhensilës edhe 100 vite.

“Me këtë foto i urojmë mami Xhensila Myrtezaj edhe 100 pranvera me diell dhe këngë të bukura”, kishte shkruar aktori i humorit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]