fbpx

Xheraldina tregon si e ka pritur mbesën në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Ledr dhe Sara së fundmi erdhën në Kosovë me vajzën e tyre.

Çifti i njohur për publikun shqiptar u bënë prindër më 14 dhjetor dhe ata nuk patën mundësi të vizitonin Kosovën ende.

Së fundmi familja kanë organizuar një festë mirëseardhje për të voglën e tyre, teksa për pak ditë bëhet 2 muaj nga ardhja e saj në jetë.

Xheraldina ishte ajo që solli pamje nga pritja dhe zbukurimet madhështore që ia dedikuan ardhjes së saj.

Xheraldina tregoi para disa javësh se po pritste me paudrim mbesën e saj, që është edhe e para që i dha emrin gjyshe. Ajo tha se të voglës i thërret me përkëdheli Poi.

“Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi.” , tregoi Xheri teksa ishte e ftuar në një emision radiofonik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]