fbpx

Xhevdet Pozhari e paralajmëron ministrin Hekuran Murati

nga Revista Kosovarja

Analisti politik, Xhevdet Pozhari tashmë disa ditë ka filluar me një fushatë për pensionistët.

“Dinjiteti për pensionistët” është fushata e tij, e cila ka vetëm dy kërkesa.

“Të eliminohet obligimi i pakuptimtë dhe i poshtërues pensionistët që lajmërohen çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë, dhe Qeveria t’iu nënshtrohet për çdo muaj, deri në marrjen e pensioneve”.

Për këtë fushatë ai është takuar me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun e cila i ka dhënë përkrahje.

Mirëpo, ministri i Hkuran Murati nuk po e bën një gjë të tillë.

Ai madje as nuk po i lajmërohet në telefon, e as në sms që ia ka dërguar.

Por Pozhari thotë se, do të telefonoj çdo ditë, dhe nëse nuk lajmërohet atëherë do t’ia publikoj numrin që ta thërrasin.

“Prej se ka filluar fushata “Dinjitet për pensionistët”, çdo ditë e kam telefonuar ministrin Hekuran Murati. Unë kam dërguar edhe SMS. Nuk përgjigjet.

Çdo ditë do të telefonoj dhe nëse një ditë të vetme nuk është lajmëruar, do t’ia publikoj numrin që ta thërrisni edhe ju.

Dinjitet për pensionistët!”, shkruan Pozhari në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]