fbpx

Xi Jinping paralajmëron: Kina po përgatitet për luftë

nga Revista Kosovarja

Kina po përgatitet për luftë. Kjo fjali nuk vjen nga ndonjë analist të shqetësuar për të ardhmen e atij rajoni, por nga vetë presidenti Xi Jinping, që sapo ka marrë mandatin e tretë, duke afirmuar figurën e tij midis liderëve historikë si Deng Xiao Ping, dhe natyrisht Mao Tse Tung.

Sipas tij, vendi vuan nga një siguri “gjithmonë e më shumë të paqëndrueshme dhe e paqartë”.

Sipas tij, Kina do të fuqizojë ndjeshëm stërvitjet ushtarake, pikërisht për të qenë e gatshme ndaj një arku ku që sot nuk duket aspak.

Në qoftë se një sulm i tillë fillon, kundërshtari është i qartë. Edhe gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 20-të, presidenti kinez përsëriti se marrja e ishullit “rebel” të Tajvanit ishte një prioritet për qeverinë. Jo vetëm, por Xi urdhëroi shtimin në Kushtetutë të një shtojce që thotë se Kina refuzon çdo implementim të parimit “një vend, dy sisteme” nga ana e Tajvanit.

Një ndërhyrje e tillë do të kishte pasoja tejet të rënda, me dy vende që kanë një arsenal ushtarak tejet modern por edhe me ndërhyrjen pothuajse automatike te Shteteve të Bashkuara, aleat i qëndrueshëm i ishullit.

Tensioni arriti kulmin prej vitesh pikërisht për një veprim të gjykuar si provokativ nga Uashingtoni, vizitën zyrtare të Nancy Pelosit në ishull. Si përgjigje, Pekini praktikisht bllokoi ishullin me stërvitjet e saj ushtarake.

Janë shumë analistët që sipas informacioneve të tyre theksojnë se mundësia e një sulmi kinez nga Taipeit mund të ndodhë jo më vonë se në fundin e vitit 2023. /A2CNN

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]