Këngëtari pejan Ylli Demaj, vitet e fundit u aktualizua mjaftë, madje hyri në listën e më të angazhuarve në dasma e ahengje.
Por, nuk e la me kaq. Ai, kishte gjithashtu edhe projekte muzikore që u pëlqyen mjaftë dhe e pamë në disa programe festive, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarin e pamë kohë pas kohe duke u rrëfyer edhe në intervista të ndryshme për muzikën, por edhe përtej saj, për jetën e tij.
Këtë periudhë pa aktivitete muzikore për shkak të pandemisë, Ylli Demaj ka vendosur të merret me fitnes, ai po ushtron me trajner në mënyrë që të krijoi një linjë sa më të mirë fizike.