fbpx

Yllka Gashi dikur përkthente për Nicole Kidman, sot parashikohet që garojnë për çmimin e madh

nga Revista Kosovarja

Nicole Kidman që sivjet po e synon çmimin e dytë Oscar në karrierë, e ka për konkurrente edhe aktoren nga Kosova, Yllka Gashin, e cila po vlerësohet lart për rolin në filmin “Zgjoi’, shkruan Klan Kosova.

E fitorja eventuale e kosovares karshi yllit të Hollywoodit, mund të konsiderohet një histori unike meqenëse, 16 vjetë më parë vajza nga Prishtina ishte angazhuar si përkthyese e aktores australiane, derisa kjo e fundit po e vizitonte Kosovën në cilësinë e Ambasadores së Vullnetit të Mirë të UNIFEM-it për mbrojtjen e të drejtave të grave, shkruan Klankosova.tv.

Madje, gjatë vizitës së zhvilluar më 2006, kishin bërë edhe shumë fotografi bashkë.

Në këtë listën për Oscar, Gashin e futi mediumi amerikan “Variety” që bën parashikimet e nominimeve për çmimet më prestigjioze në botë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]