fbpx

Yllka Gashi ka një thirrje për shqiptarët pasi filmi “Zgjoi” nesër votohet për çmimin “Oscars 2022”

nga Revista Kosovarja

Votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për “Oscars 2022” fillon nesër (e enjte), ku për herë të parë është në listë edhe Kosova.

Pas suksesit të filmit “Zgjoi” të Yllka Gashit, aktorja ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët, shkruan “Kosovarja”.

Duke qenë se “Zgjoi” është pjesë e listës së ngushtë për të fituar “Oscars 2022”, aktorja e suksesshme ka bërë lutje që fotografia e filmit të postohet sa më shumë në rrjete sociale.

Këtu keni statusin e plotë:

“Të dashur miq,

Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.
Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.

Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!

Kosova’s Official Entry for Oscars
Based on an inspiring true story, Hive tells the story of empoëerment, resilience and triumph of Fahrije Hoti and the women of Krusha in a situation ëhen giving up is knocking on your door.
Please support us by sharing and thank you a million times!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]