fbpx

Yllka Kuqi: Lakmia i prish njerëzit

nga Revista Kosovarja

Është një nga këngëtaret më të dashura të skenës muzikore dhe e dalluar në shumë aspekte.

Fjalën e kemi për Yllka Kuqin, e cila përveç profesionit të saj si këngëtare, ushtron edhe profesionin e psikologes, shkruan “Kosovarja”.

Yllkën e kemi parë shpesh herë aktive në rrjete sociale, ku ndan edhe mendimet e saj me akutalitetin, por edhe shpesh ka mesazhe motivuese për fansat dhe ndjekësit e saj.

Ajo ka vite që është në skenë dhe është një artiste e suksesshme, tashmë me një karrierë mjaft të gjatë, por sigurisht rruga deri këtu nuk ka qenë aq e lehtë, pasi këngëtarët kanë konkurrencë shumë të madhe dhe sigurisht inatet ekzistojnë.

Në një intervistë në ATV, këngëtarja shpalosi shumë të pathëna, ku ndër të tjera u shpreh, se lakmia është një gjë që po i prish njerëzit në ditët e sotit.

“Unë mendoj nganjëherë jo po shumë herë i prish njerëzit. Gjithmonë mka knaq kur i kam fitu vet” u shpreh ajo.

Përndryshe, Yllka pas lindjes së vajzëz ka qenë më pasive në skenë dhe në prurje të reja muzikore, por që ka premtuar se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]