fbpx

Ymeri skeptik për realizimin e zotimeve të LVV-së për skemat sociale

nga Revista Kosovarja

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se VV-ja gjatë fushatës elektorale ka dhënë shumë zotime për skemat sociale, por nuk ka treguar sesi do të realizohen e financohen ato.

Ymeri tha se qeveria e ardhshme duhet të përqendrohet në zvogëlimin e hendekut në mes të varfërve dhe të pasurve, në procesin më të mirë të rishpërndarjes se pasurisë, në krijimin e kushteve më të mira të punëtorëve në Kosovë, dhe veçanërisht duhet të fokusohet në krijimin e më shumë vendeve të punës, e që ju jepet përparësi më shumë grave dhe të rinjve.

“Këto janë katër pika të transformimit shoqëror që duhet t’i bëjë VV-ja. Nëse nuk i bën mendoj se ka dështua me i realizua premtimet e veta”,tha ai.

“Fatkeqësisht deri tani nuk kam parë që Lëvizja Vetëvendosje ka tregu sesi do të financohen këto skema, pra i ka dhënë si zotime, premtime të fushatës por nuk ka tregu saktë sesi do të realizohen këto, dhe mendoj që nuk kemi ndonjë analizë, të paktën të efekteve që këto do t’i arrijnë. Pra, si premtime janë shumë të mira nëse realizohen dhe kur realizohen, pastaj do ta shohim cili është efekti real në terren. Për shembull nëse flasim për këtë pushimin prindëror i cili siç është shpjeguar ka mundësi të ndahet në dysh në mes të nënës dhe babait. Mendoj se kjo është e domosdoshme, është jashtëzakonisht e rëndësishme që barra për rritjen e përkujdesën ndaj familjes të ndahet mes dyve, pra të mos kemi diskrimimin brenda familjes, siç e kemi aktualisht. Pra, gruaja është ajo që pritet të rrijë në shtëpi dhe të kujdeset për shtëpinë, ndërkohë që burri është ai i cili potencialisht merr pjesë në jetën publike dhe mendoj që kjo duhet të ndryshohet”, tha ish-deputeti i Kosovës, për Ekonomia Online.

Në Kosovë, numri i grave punëkërkuese me shkollim të lartë është më i madh se sa numri i burrave, sipas Agjencisë së Statistikave. Ndërsa numri i të papunëve është i lartë tek gratë. Drejtori i institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Ymeri thotë se institucionet duhet të marrin masa më rigoroze që të përmirësojnë raportin e grave dhe të burrave në punësim.

“Por ndryshimi i kësaj e kërkon një transformim shoqëror, pra ky transformim nuk mund të bëhet përmes një mase, pra duhet disa masa që ky transformim shoqëror të realizohet. Pagesat pastaj që janë për pushimin e lehonisë për gratë e papuna që është 250 euro në mua. Kjo si masë mund të duket e mirë, por realizimi i saj. Së pari financimi i saj do të jetë sfidë dhe e dyta, pastaj me këtë masë mund të krijojmë ose ta mirëmbajmë një gjendje shoqërore në të cilën gruaja pritet të jetë ajo e cila rrinë në shtëpi, pra çka na duhet neve në Kosovë duhet masa ma rigoroze e serioze që e përmirësojnë raportin e grave dhe burrave në punësim. Pra siç kërkojmë që të kemi me drejtë përfaqësim të barabartë nëpër institucione, me po aq zell e fuqi duhet të kërkojmë që të kemi edhe raport të barabartë edhe në punësim. Kur t’i shohim këto shifra të papunësisë tek gratë janë alarmante. Për shembull vetëm 12 për qind të grave janë të punësuara, vetëm 20 për qind e grave marrin pjesë në tregun e punës, 80 për qind nuk janë fare pjesë ë tregut të punës. Kjo nënkupton që 80 për qind e grave rrinë në shtëpi, ose ne themi rrinë në shtëpi, dhe pastaj këtë qëndrim në shtëpi punët e shtëpisë nuk ia numërojmë si punë. Pra nuk ka mekanizma institucional që punën e kujdesit ndaj fëmijëve e ndaj shtëpisë. Ne nuk kemi mekanizëm që e njohin këtë si punë, dhe kjo prandaj na shprehet edhe në gjuhë me këto gabimet që e bëra edhe unë, ne themi se gruaja rrinë në shtëpi. Në fakt gruaja punon në shtëpi më shumë se burri që punon në punë dhe në këtë drejtim konsideroj që ky është transformimi shoqëror qe ne na duhet. Për këtë transformim, këto masa që i ka propozuar Lëvizja Vetëvendosje, janë të mira, mirëpo janë të pamjaftueshme e nganjëherë edhe mund të jenë të dëmshme”, u shpreh ai.

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të miratoj nismën për Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane për Investime. Sipas qeverisë, kjo marrëveshje është për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe qasjen në vaksinat kundër Covid-19.

Ymerit thotë se marrja e kredive nuk është shqetësim për vendin, por se ku shpenzohen ato para është me rëndësi të dihet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]