Publicistja Zana Avdiu ka bërë një kërkesë të pazakontë për gratë e reja, duke i ftuar ato që të shmangin veshjet tradicionale si dimijat dhe dallamat. Në një postim në rrjetet sociale, Avdiu ka shprehur mendimin e saj se këto veshje nuk janë të përshtatshme, veçanërisht kur burrat e tyre janë të veshur me rroba sportive, shkruan “Kosovarja”.
“Mosni, se mu marre po më vjen për juve,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se e sheh këtë fenomen si diçka të papërshtatshme.
Ky reagim ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, me komente që e mbështesin, por edhe të tjerë që e kritikojnë qasjen e saj ndaj veshjeve tradicionale.