fbpx

Zayn Malik bën veprimin e papritur ndaj Gigi Hadid pas spekulimeve se ka nisur romancë me DiCaprion

nga Revista Kosovarja

Zayn Malik ka hequr nga Instagrami ish partneren e tij, Gigi Hadid mes spekulimeve se ka nisur një romancë me fituesin e çmimit Oscar, Leonardo DiCaprio.

Këngëtari 29-vjeçar tani ndjek vetëm 24 persona në llogarinë e tij, gjysma e të cilëve janë llogari fansash kushtuar atij, sipas ELLE.

Deri më tani, Hadid e ende ndjek Malik, i cili është babai i vajzës së saj tashmë dyvjeçare Khai. Ky reagim vjen pasi miqtë pranë tyre janë shprehur se këngëtari nuk i ka pritur mirë këto thashetheme se modelja dhe DiCaprio kanë nisur një romancë dhe se madje kërkon të rikthehet me të.

Mediat e huaja kanë raportuar se Leo dhe Hadid tashmë ia kanë dhënë një mundësi njëri-tjetrit për t’u njohur. “Ai mendon se ajo është sigurisht e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, i cili ka një pamje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën,” tha një burim.

MPB: Kantautori 29-vjeçar tani ndjek vetëm 24 persona në llogarinë e tij, rreth gjysma e të cilëve janë llogari fansash kushtuar vetes, sipas ELLE.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]