Në dy vitet e kaluara, prezantuesja Arbana Osmani ka pasur zakon mbajtjen e skaletës në duar gjatë prezantimit të “Big Brother VIP Albania”, por ndryshimi i stafit prezantues për këtë sezon solli edhe ndryshime në estetikën e spektaklit.
Fansat e vëmendshëm të “Big Brother VIP Albania 3” kanë kuptuar pse prezantuesi aktual, Ledion Liço, nuk është parë të mbajë dokumente apo skaleta në duart e tij gjatë prezantimeve.
Ata kanë vërejtur se para Ledionit qëndron një telepromter i rregulluar strategjikisht, në të cilin shfaqet skenari i plotë i spektaklit.
Kur Ledioni në javët e para të spektaklit bëri një koment duke thënë “Ngaqë nuk jam mësuar të përdor kështu gjërash”, pasi i ra një fletë e zarfit, mund të ketë qenë një referencë e mbushur me ironi për mënyrën e tij të re të prezantimit.
Telepromteri mund të jetë një zgjidhje praktike që lejon më shumë interaksion me publikun dhe një prezantim më të lirshëm. Ajo që mund të jetë e qartë tani është që çdo detaj i spektaklit është menduar për të maksimizuar performancën e prezantuesit dhe për të sjellë një përvojë më të pasur për spektatorët.