fbpx

Zbulohet, dy konkurrentët e “Për’puthen” bashkëjetojnë prej kohësh

nga Revista Kosovarja

Tashmë nuk është më çudi të dëgjojmë për skenare të emisionit “Për’puthen”, i cili çdo ditë e më shumë po zhgënjen shikuesit me “bëmat”e tij.

Ç’nuk kemi parë e ç’nuk kemi dëgjuar për të rinjtë e emisionit, nga lidhjet e fshehta, shoqëritë jashtë ekranit e deri tek shtatzënitë. Por, të fshehta duket se kanë edhe konkurrentën e “Për’puthen 40+”, të cilët prisnim t’i shihnim më të përgjegjshëm në sytë e publikut shqiptar.

Dy prej konkurrentëve të emisionit, Ndriçimi dhe Lindita, në fakt njihen jashtë emisionit “Për’puthen”.

Lindita u fut në emision me pretendimin se kishte ardhur nga Italia posaçërisht për të njohur Ndriçimin, pasi ai ishte i vetmi që e kishte tërhequr nga ekrani.

Megjithatë, e vërteta qëndron ndryshe. Teksa të dy bëjnë takime me konkurrentë të tjerë, ata vazhdojnë të jetojnë me njëri-tjetin dhe vazhdojnë me skenarin e krijuar për të mos rënë në sy.

Madje, për ta bërë akoma më të besueshme këtë lojë, ata janë kapur herë pas here me njëri-tjetrin, duke bërë debate të vogla që në fakt nuk i kanë prishur aspak raportet e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]