fbpx

Zbulohet emisioni ku do ta shohim Ina Kollçakun këtë sezon televiziv

nga Revista Kosovarja

Ina Kollçaku ka ndarë me publikun projektin e saj të ri në Radiotelevizionin Publik Shqiptar, titulluar “Aromë Gruaje”.
Ky program do të nisë në javën e fundit të tetorit dhe është i dedikuar vajzave dhe grave.

Ina ka ndarë detaje përmes një pyetësori me ndjekësit e saj. “Aromë Gruaje” do të fokusohet në promovimin e suksesit në një nivel njerëzor dhe emocional, duke u ofruar grave një platformë për të ndarë historitë e tyre frymëzuese.
Një nga karakteristikat e veçanta të këtij programi është se nuk do të ketë publik; Ina e ka përshkruar ambientin si “një studio e vogël dhe romantike”, duke krijuar një atmosferë intime për diskutime thelbësore. Programi do të transmetohet një herë në javë në orarin “prime time”, ndërsa dita e saktë e transmetimit do të njoftohet së shpejti.
Ky emision premton të jetë një platformë e rëndësishme për të gjitha gratë që duan të ndajnë historitë e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]