fbpx

Zbulohet plani i Efit për hakmarrje – Ftesa e papritur ndaj Deas

nga Revista Kosovarja

Efi Dhedhes ishte një nga katër ish-banorët që u bë sërish pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP” nga votat e publikut.

Eleminimi i Efit nga gara erdhi pasi Dea Mishel pati mundësinë të dërgonte tre banor në nominim ku mes tyre ishte dhe Luizi me Kiarën.

E duket se Efi nuk ja ka harruar Deas këtë gjë dhe tanimë është gati për “të marrë hak”.

Së fundmi ih-konkurrentja e “Për’puthen” i ka propozuar Deas të futen së bashku në tualet, duke thyer kështu një nga rregullat e shtëpisë. Dhe si pasojë kjo do t’i çonte vajzat në një përballje kokë më kokë në nominim. Por Dea ka refuzuar duke thënë se nuk ka frikë, por thjesht nuk i pëlqen ta bëjë.

Kujtojmë që këtë plan e bëri Luizi disa javë më parë, duke dërguar në nominim së bashku me veten, Kristin dhe Armaldon gjë që solli eleminimin e këtij të fundit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]