fbpx

Zgjedhjet e 14 shkurtit kushtuan rreth 4.5 milionë euro

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur koston e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Sipas të dhënave të KQZ-së, këto zgjedhje i kushtuan buxhetit të Kosovës 4 milionë e 469 mijë e 764 euro.

Planifikimet për koston e këtyre zgjedhje kanë qenë në shumën 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.

Po ashtu, sipas raporteve të KQZ-së, këto zgjedhje kushtuan më pak se ato të vitit 2019, të cilat kishin kushtuar rreth 5.2 milionë euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]