fbpx

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor

nga Revista Kosovarja

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Kështu ka njoftuar shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela përmes një postimi në Twitter.

“Presidentja @VjosaOsmaniPRKS ka vendosur sot që zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor“, tha ai.

Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]