fbpx

Zgjidhet lideri, ja kush do ta ‘drejtojë’ shtëpinë e BBV4 në ditët në vijim

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP 4” kanë zgjedhur liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, rol që për disa ditë e kishte Laerti.

“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e shtëpisë. Secili prej jush me radhë duhet të japë një emër dhe një arsye për banorin që zgjedh si lider. Këtë rol e fiton ai/ajo që ka më shumë vota. Lideri do ketë edhe një rol të rëndësishëm”, thuhej në zarfin e dërguar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjithashtu Vëllai i Madh u ka treguar banorëve se ata kanë fituar 100 për qind të buxhetit pas sfidës së fundit.

Ndërkohë me shumicë votash banorët zgjodhën Krisën si lideren e kësaj jave. Ajo menjëherë ka nisur që të ndajë punët e shtëpisë, ku Valbona ka refuzuar që të bëjë punë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]