fbpx

Zhaklina ngacmon Butrintin për dhuratën që mori në ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Zhaklina Lekatari ka vendosur të mos qëndrojë pa komentuar dhe ironizuar çdo gjë që Kiara Tito po bën. Pasi komentoi linjnë e rrobave ‘Kiara Tito’, Zhaklina po gjen raste për të lënë komentet ‘pikante’.

Në një postim të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ për ditëlindjen e Butrint Imerit, ajo ka shkruar emrin e Kiarës, por duke e quajtur Liara.

Në postimin i cili ishte shkruar me gabime drejtshkrimore, Zhaklina shkruan:

‘Si ia ka vënë emrin, Liara?’– pyet ajo.

Postimi kishte të bënte me dhuratën që mori ish-i dashuri i Kiarës, Butrint Imeri për ditëlindje, një kalë. E sigurisht, që Zhaklina shfrytëzoi këtë moment.

Kujtojmë se Butrinti festoi ditëlindjen e 27-të në Tiranë, i rrethuar me miqtë dhe familjarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]