fbpx

Zhduken dy fëmijë në Fushë Kosovë

nga Revista Kosovarja

Dy fëmijë janë raportuar të zhdukur nga prindërit e tyre në Fushë Kosovë.

Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit ditor, të dy ankuesit i kanë raportuar të dy fëmijët të zhdukur në mëngjesin e së premtes.

“PERSON I ZHDUKUR – Fushë Kosovë / 20.09.2024 – 09:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovar/e kanë raportuar se dy fëmijët e tyre meshkuj kosovar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]