89
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 në Pejë është raportuar për një person të zhdukur.
Ankuesja ka njoftuar se i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet më vendndodhja e tij.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.