fbpx

Zhduket një vajzë në Podujevë dhe një tjetër në Pejë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy raste të zhdukjes në 24 orët e fundit.

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Podujevë dhe një tjetër në Pejë.

“Fsh. Dumosh, Podujevë, 19.09.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

E zhdukur është raportuar edhe një vajzë në Pejë.

“Rr. Jeton Dedushaj, Pejë, 19.09.2022 – 12:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]