fbpx

Zhduket pa paguar, pronari e denoncon ish konkurrentin e “Përputhen”

nga Revista Kosovarja

Një qytetar i ka dërguar redaksisë së JOQ një denoncim, ku shpreh shqetësimin për një incident të ndodhur me një klient të Airbnb-it të tij, i cili është larguar nga ambienti pa paguar për qëndrimin.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për Serxho Mëngën, ish-konkurrent i emisionit “Për’puthen”. Ai ka qëndruar për disa ditë në apartamentin me qira, por më 31 janar është larguar duke shmangur pagesën dhe duke dhënë disa justifikime.

Fillimisht, Serxho i ka thënë pronarit se do të shkonte për të dërguar makinën e një shoqeje në servis. Për të treguar “seriozitet”, ai i ka dërguar fotot e pasaportës dhe patentës. Por më 1 shkurt, është kthyer papritur në apartament, sërish pa kryer asnjë pagesë.

Pronari thotë se ka tentuar disa herë ta kontaktojë për të zgjidhur situatën, por Serxho nuk i është përgjigjur as telefonatave dhe as mesazheve. Edhe pas paralajmërimeve për publikimin e bisedave dhe fotove, ai ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje.

Përmes këtij denoncimi publik, qytetari i bën thirrje Serxho Mëngës të marrë përgjegjësinë dhe të shlyejë detyrimin sa më parë.

Denoncimi i plotë:

“Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ është larguar nga Airbnb pa paguar. Kam ditë që përpiqem ta kontaktoj, por nuk përgjigjet në telefon dhe nuk kthen mesazhet. E gjithë kjo ka nisur që më 31 janar. Në atë datë ka qëndruar në apartament dhe më pas është larguar duke thënë se do çonte makinën në servis. Që prej atëherë, nuk ka shfaqur asnjë përgjegjësi.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ STORY (@joq.story)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]