fbpx

Zhdukja e mostrave të Deharit, Kryeprokurori Isufaj: Të hënën do ta intervistojmë Abazin për pretendimet e tij

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deklaroi të enjten se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Ai kërkoi nga Prokuroria që ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në një prononcim për Telegrafin tha se të hënën do ta intervistojnë deputetin Abazi lidhur me pretendimet e tij.

“Do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për secilin. Vendi për të dëshmuar është këtu dhe do ta thërrasim atë (Haki Abazin) të hënën. Kryeministrin nuk do ta ftojmë njëherë, por deputetin Abazi. Për momentin vetëm atë”, deklaroi ai.

I pyetur se deri tani a është intervistuar dikush lidhur me rastin, Isufaj tha se “janë intervistuar shumë, por s’mund të them asgjë më tepër”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]