fbpx

Zjarr i madh te “Parku i Pishave” në Sllatinë

nga Revista Kosovarja

Një zjarr i madh ka ndodhur tek një lokal në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Rasti ka ndodhur në lokacionin e njohur “Parku i Pishave”.

Dyshohet se atje është përfshirë një lokal nga zjarri, në orët e para të ditës së enjte.

Rastin e ka konfirmuar Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve të Prishtinës.

Gashi tha se ekipet e zjarrfikësve e kanë kryer shuarjen e zjarrit.

“Nuk kam informacione se ka persona të lënduar nga ky rast. Ende nuk e dimë shkakun e këtij zjarri”, deklaroi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]