fbpx

Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore

nga Revista Kosovarja

Para pak kohësh ka shpërthyer një zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, kanë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë përmes një postimi në Facebook.

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar po ashtu Se reagimi i Policisë dhe Zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.

Sipas njoftimit të Ministrisë, nuk raportohet për dëme nga zjarri.“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri.

Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]