fbpx

Zjarr në një qendër tregtare në Shqipëri, dëme të mëdha

nga Revista Kosovarja

Zjarri i ditës së djeshmë në Qendrën Tregtare në Lushnje, ka shkaktuar dëme të mëdha. Këto pamje janë ato çka kanë mbetur, pas rënies së zjarrit.

Kati i katërt dhe i pestë i një kompleksi pallatesh, brenda të cilit ishte vendosur qendra tregtare janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë pas një ndërtesë thuajse fantazmë.

Si pasojë e flakëve që nisën pasditen e së hënës dhe vijuan për orë të tëra, bëri që dhjetëra persona të kërkonin ndihmë mjekësore në spital.

Për të vënë nën kontroll flakët, atje shkuan edhe nga zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]