fbpx

Zjarr në Veternik, zjarrfikësit po mundohen ta shuajnë, thotë komuna

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka publikuar pamje nga një zjarr i ndezur në lagjen Veternik.

Sipas njoftimit, zjarrin në këtë lagje të kryeqytetit po mundohen ta shuajnë Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës.

Komuna iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos digjen hamulloret, mos të ndezin zjarre në fusha dhe të mos hidhen cigare të ndezura.

“Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha! Zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale, do të përgjigjeni para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e komunës.

https://www.facebook.com/watch/?v=641935311358144

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]