fbpx

Zjarri në QKUK, policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Një zjarr i madh ka përfshirë hapësirat e QKUK-së në Prishtinë, mëngjesin e sotëm.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë për Paparacin, se rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë marrë informata se një objekt në QKUK është përfshirë nga zjarri.

Ahmeti është shprehur se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit, dhe se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, është shprehur Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]