Ankesat thanë se shqyrtuan me kujdes.
Hallet e qytetarëve që i shkruajtën në to, edhe i mirëkuptuan. Por, megjithatë nuk i pranuan.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji me ngritje dore, pa asnjë kundërshtim e asnjë diskutim e rriti çmimin e energjisë elektrike për 16 përqind.
Rritja u arsyetua, nga këta të ZRrE-së.
Megjithatë, këta me zë e figurë këta nuk pranuan asesi të tregojnë rritjen me përqindjen, ani se dicka e tillë u kërkua me ngulm nga gazetarët.
Këtë sa mediat i patën para vetës, thanë se këtë nuk e dijnë e do ta marrin vesh tek javën e ardhshme. Por, nuk doli të jetë kështu.
Përqindja me çmimin e rritjes u bë publike nga këta përmes kësaj komunikate për media dy orë pasi u krye takimi e tek pasi u krye edhe protesta para zyrave të ZRrE-se.