Këshilli Federal në këto momente është duke prezantuar hapat e “daljes” nga masat e vendosura për mbrojtje nga koronavirusi.
Masat e para hyjnë në fuqi nga 27 prilli.Që nga data e përmendur mund të hapen përsëri: sallonet e floktarëve, studiot e kozmetikës, dyqanet e pajisjeve teknike, dyqanet për shitje të luleve dhe qendrat që tregojnë artikuj të kopshtarisë.
Parakusht për këtë do të jetë: pajtueshmëria me masat.
Gjithashtu nga 27 prilli, spitalet kanë të drejtë të kryejnë përsëri të gjitha ndërhyrjet e zakonshme, transmeton albinfo.ch. Ndërsa shkollat e detyrushme dhe dyqanet duhet të jenë në gjendje të rihapen nga 11 maj.
Shkollat e mesme, shkollat profesionale dhe universitetet, si dhe muzetë, kopshtet zoologjike dhe bibliotekat duhet të hapen përsëri, duke filluar nga 8 qershori. Kushti është gjithmonë që lokacioni ta mundësojë një gjë të tillë.