fbpx

Zyliha Miloti për shuarjen e Zef Dedës: ‘Mendova se do të mbante arkivolin tim’

nga Revista Kosovarja

Ndarja nga jeta e Zef Dedës ka lënë dhimbje të madhe, jo vetëm për familjarët e të ndjerit, por edhe për të gjithë shqiptarët e artistët, të cilët vlerësonin të qeshurat që ka dhuruar ndër vite.

Një prej tyre ka qenë edhe, Zyliha Miloti, e cila, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, ka folur për marrëdhënien e ngushtë që kishte me aktorin. Mes lotësh, ajo rrëfen se kishte menduar se jeta e saj do merrte fund më shpejt se e Zef Dedës pasi ajo e tregon atë energjik dhe e quan artistin “alegria e estradës”.

A të vjen ndërmend kur e ke parë për herë të parë fare?

Zefi ka pasur babin piktor, skenarist në Teatrin “Migjeni”. Zefi ka qenë 5 vjeç kur e ka puthur skenën e Teatrit “Migjeni”. Zefi ka qenë alegria e estradës, “Benjamini” siç i thonë në Shkodër. Ai krijonte atmosferë para se të fillonte shfaqja. Bënte zhurmë, kërkonte, krijonte atmosferë të bukur për ne. Ka qenë i shkathët, i mirë i dashur. Janë rritur jetim 3 fëmijë sepse babai i ka vdekur shumë i ri. Kanë vuajtur shumë në jetë të shkretit.

Zefi është nga ato njerëz që kam përshtypjen se nuk harrohen kurrë.

Sigurisht. Ai fizikisht nuk është më, por veprat e tij dhe arti i tij do të mbeten për të gjithë jetën. Çudi e madhe që t’i ndodhë Zefit, por thuaj ti nuk pyet… Ka qenë shumë i shkathët. Nuk kam menduar kurrë se Zefi do të vdesë para meje sepse unë jam më e madhe. Kam menduar se Zefi do të mbajë arkivolin tim, por këto janë fatkeqësitë. Më vjen keq se po na shuhen artistat.

Cila gallatë të vjen ndër mend për Zefin nga ato që nuk kanë dalë?

Kur udhëtonim në autobusat e asaj kohe, por Zefi ishte sa në fund të autobusit, sa në fillim. Sigurisht që atje ka pasur të moshuar dhe nganjëherë i bërtisnim “Zef nuk të durojnë të gjithë se të durojmë ne”. Por ishte natyra e tij që të mos qëndronte në një vend. Ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka 2-3 ditë sepse kemi shkuar vazhdimisht me e pa dhe shkuam madje me drejtorin dhe po bisedonim, qeshte, fliste dhe pranë tij ishte edhe zonja e tij, Roza. I thotë Arjani “unë nuk e di se kush është i sëmurë sot, a mund ta në tregosh?” I shkreti Zef! Kam kujtime shumë të bukura. E vështirë sot për ne që të përcjellim kolegun tonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]