19
Me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), sot janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm.
Zyrtarët dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Hetimi është iniciuar nga IPK dhe përfshin shqyrtimin e veprimeve të tyre në raste të ndjeshme që lidhen me zbatimin e ligjit në terren.
Njëra nga tre të arrestuarit është edhe zyrtarja policore, Rozana Nokaj.
E njëjta është arrestuar në ditën që përkon me ditëlindjen e saj.